19:21 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ekonomit i përkeqësohet gjendja, lojtarët e skuadrës kosovare ia dhurojnë premitë e fituara

Skuadra që vitin e kaluar garoi në Superligë, ka bërë një veprim human.

Tani, skuadra nga Pozherani garon në Ligën e Parë, teksa së fundmi u përballë me Onix.

Në rast të fitores, klubi i kishte permtuar lojtarëve premia, transmeton IndeksOnline.

Dhe në atë ditë, ekonomit të klubit, Veton Alidemaj iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Lojtarët u treguan shumë human, duke ia dhuruar këto premia Alidemajt, i cili ishte në gjendje serioze.

Tutje, Vllaznia ka falënderuar lojtarët e saj për këtë kontribut, i cili meriton çdo lëvdatë të mundshme./IndeksOnline/

Temat: