18:26 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Drita përforcohet me mesfushorin e Superligës shqiptare (Foto)

Kampioni i Kosovës në futboll, Drita ka vazhduar të përforcohet para fillimit të sezonit të ri.

Klubi gjilanas para pak çastesh e ka konfirmuar transferimin e mesfushorit të njohur.

Bëhet fjalë për mesfushorin, Erjon Vucaj, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Kampionatit shqiptar.

Saktësisht, Vucaj ka qenë pjesë e skuadrës së Vllaznisë nga Shkodra.

Tutje, Drita ka bërë të ditur se ky nuk është përforcimi i fundit për këtë afat kalimtar.

”Klubi ynë, Drita sot ka arritur marrëveshje me Erjon Vucaj, lojtar që vjen nga Kampionati shqiptar”.

”Vucaj luan si mesfushor, dhe së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë”, thuhet në njoftimin e Dritës./IndeksOnline/