20:26 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ekskluzive: AAK dhe PDK arrijnë marrëveshje për koalicion

(I plotësuar)- Sic raportoi Indeksonline, Dreshaj ka arritur sonte marrëveshje me PDK-në për zgjedhjet në Istog.

Këtë tani e konfirmoi edhe Dreshaj në një postim në Facebook, ku sqaron marrëveshjen.

Ja postimi i Dreshajt:

Për hajër na qoftë. Sapo arritëm marrëveshjen me Partinë Demokratike të Kosovēs për koalicion parazgjedhor.
Me Beqir Sadikajn i definuam të gjitha detajet e marrëveshjes.

Ju betohem se do jetë koalicion i punës dhe të mirës për qytetarin.

Bashkë me PDK-në, Vetëvendosjen dhe listën e Arif Elshanit ne do të arrijmë fitore bindëse në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
I ftoj edhe votuesit e LDK-së që të rreshtohen krah neve sepse me mua kryetar do të përfitoj secili qytetar i Istogut.
Sinqerisht, Gani Dreshaj

……………………
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur koalicion në komunën e Istogut.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Indeksonline.

Ne këtë foto të Indeksonline shihet Beqir Sadiu i PDK-së bashkë me kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj të cilët kanë nënshkruar marrëveshje për Istog.

Kujtojmë që se Gani Dreshaj dje ka arritur marrëveshje edhe me Lëvizjen Vetëvendosje. Qytetarët e Istogut me 17 dhjetor do tu drejtohen edhe njëherë kutive të votimit për të përcaktuar kryetarin për mandatin 4-vjeçar ./Indeksonline/