11:48 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Ekskluzive/ Bernard Challandes fton këtë futbollist të Superligës për ndeshjen ndaj Moldavisë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, pas Mirlind Dakut, e ka ftuar edhe një tjetër futbollistët të Superligës së Kosovës në Kombëtare.

Indeksonline përmes burimeve mëson se Bernard Challandesi ka ftuar futbollistin e Ballkanit, Armend Thaçi për ndeshjen kundër Moldavisë.

Arbresh info

Thaçi edhe në të kaluarën ka qenë i ftuar nga Challandesi, por vetëm në ndeshjen miqësore kundër Suedisë është inkuadruar në lojë.

Kosova nesër do të luajë kundër Moldavisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombëve. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/