20:40 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Challandes do ta sjell familjen në Prishtinë për ta përcjellur Kosovën

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka më tepër se 1 vit që është duke udhëhequr “Dardanët”.

Zvicerani ka pranuar se dalngadalë po fillon të mësoj disa fjalë në shqip, edhe pse sipas tij nuk është e lehtë.

Indeksonline, kupton që Challandes për herë të parë e ka ftuar familjen e tij që të ndjekin nga afër Kosovën.

Bashkëshortja dhe djali i tij do të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen me Bullgarinë.

Ndryshe, trajneri zviceran është baba i 4 fëmijëve. Periudha e 67 vjeçarit te Kosova ka qenë shumë e suksesshme deri tani.

Në 9 ndeshje, Kosova ka 7 fitore dhe 2 barazime. /Indeksonline/