13:58 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: E quajtën “këlysh” e “kriminel” – gjyqtari kosovar padit presidentin e Trepçës 89 dhe Feronikelit

Akuzimi i gjyqtarëve dhe ofendimi i tyre është shndërruar në trend nga presidentët dhe klubet kosovare të futbollit.

Një nga gjyqtarët që mori kritika e ofendimet të shumta së fundmi ishte Visar Kastrati, transmeton Indeksonline.

Presidenti i Feronikelit pas ndeshjes me Ballkanin, e kishte quajtur Kastratin “kriminel” dhe se e ka shitur ndeshjen.

Kurse, presidenti i Trepçës 89, Abedin Zeka e quajti Kastratin “këlysh”. Ndaj këtyre akuzave e ofendimeve nuk ka qëndruar indiferent Kastrati.

Për Indeksonline, Visar Kastrati e ka konfirmuar se ka dërguar padi ndaj dy presidentëve për shpifje.

“Konfirmoj ngritjen e padisë por që nuk komentojë më shumë, pasi që është e ndaluar nga rregullorja e Federatës së Futbollit të Kosovës, lënda tashmë është në organet e drejtësisë dhe ata do të merren më shumë për këtë çështje”, u shpreh ai. /Indeksonline/