14:31 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: FIT arreston pesë persona të përfshirë në plaçkitje

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona që sot kryen plaçkitje të armatosur në degën e bankës NLB në Veternik.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë thënë se arrestimi i tyre është bërë nga njësia elite FIT dhe ka ndodhur pak çaste më parë pas një operacioni të gjerë policor të nisur qysh në mëngjes.

Sipas burimeve, policia është në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër që është fshehur diku në malet rreth Prishtinës.

Të dyshuarit do të dërgohen diku në objektet policore ku do të intervistohen ndërsa më pas do pritet edhe vendimi i Prokurorit të Shtetit përkitazi me rastin.

Rikujtojmë se së fundi është shtuar dukshëm numri i grabitjeve në Rajonin e Prishtinës, ku kryesisht cak janë filialet e bankave dhe maerkete të ndryshme./Indeksonline/