10:26 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / C E

Ekskluzive: Gledi Mici tregon se a do të transferohet te Drita

Është raportuar se Gledi Mici mund të transferohet te Drita gjatë këtij afati kalimtar.

Mbrojtësi nga Tirana, që aktualisht mbron ngjyrat e Shkëndijës së Tetovës e ka mohuar një gjë të tillë.

Në një prononcim për Indeksonline, 29 vjecari thotë se nuk ka folur me asnjë skuadër nga Kosova.

“Jo nuk është e vërtet. Nuk kam folur me njeri në Kosovë“, u shprehë Mici rreth lajmeve që po e lidhin atë me kampionin e Kosovës.

Mici luan në krahë të majtë të mbrojtjes por mund të paraqitet edhe në krahun e majtë të mesfushës dhe të sulmit.

Ai e ka mbaruar kontratën me skuadrën tetovare derisa tashmë po pret për një marrëveshje të re.

Mici më parë ka luajtur edhe për Skënderbeun, Kukësin dhe Flamurtarin. /IndeksOnline/