16:26 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Intervistë me dizejnatoren shqiptare që punoi për emra si: Ashanti, Lil Kim dhe Georgina Rodriguez

Dizejnatorja e njohur shqiptare Lia Stublla para disa ditësh ka bërë të ditur emra të njohur të skenës botërore si këngëtaret Ashanti, Lil Kim apo edhe modelja Georgina Rodriguez, që kanë zgjedhur të veshin fustanet e punuara nga ajo.

E intervistuar nga Indeksonline, Lia ka bërë të ditur se kompania e saj LS këto suksese i ka arritur me punë dhe përkushtim.

Si keni arritur të keni kontakte me këta emra të njohur?

Gjithçka ka nisur me një email të pranuar nga asistentja e Kim Kardashian, Stephanie Ann Shepherd, mund themi që ka qenë diçka shumë spontane por me shumë rëndësi për ne.

Stephanie Ann Shepherd

Ka qenë ajo e para e cila e ka prezentuar brendin tonë në Hollywood ,  në After partyn e Oscar 2018 ( Vanity Fair party).

Fustani të cilin kemi vendosur së bashku që të vishet nga Stephi ka qene një fustan i kuq i stilit LS (Lia Stublla) pjesë e koleksionit tonë i cili është pëlqyer shumë nga stilistat botërorë , të cilët më pas na kanë kontaktuar për eventet e rradhës në emër të artistëve të ndryshem. Pak a shumë kjo është se si nisi gjithçka. Nga asistentja më me influence momentalisht e ylliy Kim Kardashian.

Motra e reperes së famshme Cardi B

Cilat janë planet për të ardhmen?

 Sigurisht që brendi jonë, ka planet e veta strategjike dhe afatgjate. Me bindje e them se do të vazhdojme t’i qendrojmë besnik stilit tonë, gjë që na karakterizon si brend, do vazhdojmë të sjellim koleksione të reja, dhe fuqishem besojmë se do ta prezantojmë brendin Kosovarë  LS në të gjithe boten.

E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez

A do ta shohim edhe ndonjë bashkëpunim tjetër me ndonjë emër kaq eminent të skenës botërore ?

Kemi kontakte shumë të mira me të gjitha stilistet që kemi bashkëpunuar deri më tani , kemi edhe shumë emra dhe evente tjera të rradhes , patjeter qe do te ketë edhe shume yje të reja në LS.

Të gjithë e dimë që kur flasim për evente të nivelit botërorë dhe artiste me famë botërore , është një numer i madh stilistesh, fashion dizajner, e brende të njohura, të cilat punojnë e i dërgojnë fustanat e tyre dhe e japin maksimumin që të përzgjidhen nga artisti për eventin e caktuar.

Fakti qe shumicen e rasteve ku kompania kosovare LS është pjesmarrëse në ato dërgesa përzgjidhet nga vetë artisti . Ky fakt tregon qe ato ndihen mirë dhe rehat ne LS.  /Indeksonline/

Ashanti
Lil Kim