VIDEO/ Ledri e Era e “dogjën” Himarën, atmosfera ishte elektrizuese
Ledri Vula dhe Era Istrefi kanë elektrizuar skenën në Himarë, ku kanë performuar para një publiku të shumtë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dy artistët duke interpretuar hitet e tyre më të njohura, ndërsa fansat këndojnë dhe vallëzojnë, shkruan Indeksonline.
Energjia në skenë, efektet spektakolare të ndriçimit dhe entuziazmi i publikut e kthyen mbrëmjen në një nga ngjarjet më të bukura të sezonit veror.
Ledri Vula dhe Era Istrefi vazhdojnë të mbeten ndër artistët më të pëlqyer në skenën shqiptare, duke mbledhur mijëra adhurues në çdo koncert të tyre./Indeksonline/

