13:40 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ekskluzive: Intervistë me trajnerin italian që dëshiron Përfaqësuesen e Kosovës (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është në kërkim të një trajneri të ri, pasi në fund të eliminatorëve për Kupë të Botës shkarkoi nga detyra përzgjedhësin, Albert Bunjaki.

Federata e Futbollit të Kosovës ditë më parë për IndeksOnline, konfirmoi se në imellat zyrtare po vijnë shumë aplikime nga trajnerë të ndryshëm. Një prej trajnerëve të njohur që ka aplikuar është Rodolfo Vanoli, ish-trajneri i shumë skuadrave të njohura në Europë.

Ai flet për herë të parë në IndeksOnline, duke zbuluar ekskluzivisht kush ishte ai që e shtyu të aplikonte për Kosovën.

“Unë u kontaktova nga disa njerëz afër federatës, të cilët më pyetën nëse isha i interesuar për punën e trajnerit të Kosovës. Përgjigja ime ka qenë pozitive sepse unë jam duke kërkuar një kontratë dhe një projekte serioz, dhe arritjen e rezultateve të mira. U njoha me realitetin e Kosovës pak vite më parë, kur isha në Prishtinë dhe ende nuk i kishte këto predispozita. Sot, gjithçka ka ndryshuar dhe unë do të isha i lumtur të sillja në Kosovë sistemin e punës dhe një edukatë sportive”, ka thënë Vanoli për IndeksOnline.

54-vjeçari ka qenë trajneri i Lugano-s, Udinese-s U19, Colligiana-s, Pordenone-s, FC Koper-it dhe NK Olimpija-s. Gjithashtu Vanoli ka qenë pjesë e CSKA Sofias, si Drejtor i futbollit dhe Drejtor teknik te Udinese.

Trajneri italian e njeh mirë Përfaqësuesen e Kosovës, pasi thotë se pothuajse të gjitha ndeshjet eliminatore i ka përcjellë me vëmendje.

“Futbolli i Përfaqësueses së Kosovës është i ri, që nga viti 2014 ata kanë qenë të lirë nga UEFA vetëm për të luajtur miqësore. Ata në vitin 2016 u bënë pjesëmarrëse në kualifikimet e Kupës së Botës, pasi u pranuan nga FIFA. Edhe pse është një shtet i ri, ai është me plotë talentë që luajnë në klubet prestigjioze europiane, dhe kanë supozime të mëdha për ta bërë një punë të mirë”, vazhdoi Vanoli

Suksesi më i madh i Vanolit deri në këto vitet e fundit është padyshim koha kur ishte trajner i Olimpia të Lubjanës. Ai atje arriti t’ia fitonte titullin Lubljanës pas 21 vjetësh.

“Në vitet e fundit, në të gjitha klubet që kam trajnuar, unë kam qenë në gjendje për t’i arritur qëllimet që klubi mi kishte kërkuar, ashtu si në përvojën e time të fundit te skuadra e Olimpia e Lubjanës. Këtu kemi fituar titullin pas 21 vjetësh, falë stafit tim kompetent dhe me vëmendje të plotë në të gjitha detajet, duke bërë ndryshimin e nevojshëm në futbollin aktual”, thotë trajneri italian.

Poshtë gjeni intervistën e plotë me Vanolin: 

-A i keni parë ndeshjet kualifikuese të Kosovës, cilat kanë qenë pikat e forta dhe të dobëta të skuadrës?

Vanoli: Kam parë shumë lojëra, sepse ndjek dhe studioj të gjitha klubet ndërkombëtare të futbollit. Duke përjashtuar lojërat me Kroacinë dhe Turqinë, unë mendoj se Kosova ka mundur t’i fitojë duke paguar pak më shumë vëmendje, sidomos në organizimin e mbrojtjes. Unë gjithmonë them: Respekt për të gjithë, askush nuk ka frikë.

– Ishit trajner i shumë skuadrave të njohura, cilët futbollistë të mëdhenj i ke trajnuar dhe a ka pas ndonjë kosovar?

Vanoli: Kur unë isha duke i trajnuar të rinjtë e Udineses, isha me fat që kisha futbollistë të klasit botëror, lojtarë si Alexis Sanchez, Asamoah, Candreva dhe shumë të tjerë, të gjithë me personalitet të madh tani. Kur isha trajner i ekipit të parë të Luganos, e kujtojë me kënaqësi një djalë të vogël, me emrin Valon Behrami. Ai ishte në fushën e të rinjve atë kohë. Edhe atëherë si tani, aftësitë e tij të mëdha teknike ishin tejet të dukshme. Madje atë vit ai arriti marrëveshje me Genoan. Që atëherë unë kam mbajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij.

– Keni luajtur futboll në një kohë të njëjtë si kreu i FFK-së Fadil Vokrri, jeni takuar ndonjëherë me të?

Vanoli: E njoh mirë historinë e tij të futbollit, por kurrë nuk kemi luajtur kundër njëri-tjetrit. Kur unë luaja në Serie A italiane, Lecce dhe Udinese, dhe nuk u zhvilluan ndeshjet ndërkombëtare, Presidenti Vokrri ishte në Partizan, dhe ishte një nga lojtarët e përfaqësueses në vendin e tij. Sot ai ka vënë në dispozicion të federatës përvojën dhe profesionalizmin e tij dhe sigurisht se dëshiron arritjen e rezultateve të rëndësishme.

– Si i njihni shqiptaret dhe çfarë mendimi keni për ta?

Vanoli: Rajoni i Pulias në Itali ishte toka kryesore e uljes së shqiptarëve në vitet 1990, prandaj flas duke ditur shumë mirë këtë realitet, sepse jetoj midis Lecces dhe Sllovenisë që prej atyre viteve. Mbaj mend se në fillim ka pasur shumë skepticizëm të krijuar nga një frikë e përgjithshme “pushtimet barbare”. Me kalimin e kohës, integrimi është përmirësuar ndjeshëm, duke u mbështetur edhe në faktin që shumë fëmijë shqiptarë janë përfshi në shkollat tona. Unë nuk kam një ide të paracaktuar të shqiptarëve. Unë normalisht gjykoj personin e jo etnicitetin. Në jetë dhe në fushë e vlerësoj personalitetin e jo origjinën. Shpesh njerëzit që nuk janë në vendin e tyre për arsye më të ndryshme mund ta gjejnë vetën me vështirësi edhe për çështje të gjuhës dhe kulturës. Por, futbolli, si sportet tjera është një univers, gjuhë, dhe për këtë arsye gjithmonë ka pasur vlerë të madhe si mjetë shpengimi dhe social. Euro 2016, një turne i vërtetë shumëracial, ka qenë emblematikja e saj që them. Mbi 552 lojtarë, e kishin origjinën e ndryshme nga vendi ku ata luajtën. Do ta isha i nderuar që ta marr në drejtim Përfaqësuesen e Kosovës dhe besoj se prania ime do të ishte një shenjë e rëndësishme e integrimit midis vendeve tona./IndeksOnline/

E intervistoi: Granit Tërstena