16:23 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Kush ishte njeriu që e kërkoi me çdo kusht Muriqin te Galatasarayi?

Vedat Muriqi në edicionin e ardhshëm do të veshë fanellën e Galatasarayit. 25 vjeçari kishte oferta nga disa skuadra të ndryshme në Turqi, Francë e Itali por zgjodhi gjigantin turk.

Galatasarayi është kampion në fuqi dhe ka trajner ‘imperatorin’ Fatih Terim.

Pikërisht ai ishte shtytësi më i madhë i transferimit të Muriqit. “Trajneri Fatih Terim ka kërkuar me ngulm që unë të transferohem te Galatasarayi. Ai ka përcjellur ndeshjet e mia me klubin por edhe me Kosovën dhe ka qenë i kënaqur” theksoi Muriqi për Indeksonline.

Sulmuesi kosovar pritet që gjatë kësaj jave të prezantohet zyrtarisht te Galatasarayi. /Indeksonline/