16:11 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ky është momenti i arrestimit të plaçkitësve

Policia e Kosovës sot ka arrestuar pesë persona të dyshuar për raste të plaçkitjeve të ndodhura kohët e fundit.

Indeksonline ka përcjell nga afër këtë aksion të policisë që rezultoi me shkatërrimin e grupit të plaçkitësve.

Fotografia poshtë tregon momentin e arrestimit të plaçkitësve:

Arrestimin e të dyshuarve e kanë kryer njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës. Aksioni është zhvilluar në periferi të Prishtinës./Indeksonline/