12:43 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ky është Projektligji për mbylljen e gjitha lojërave të fatit!

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar dje Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Indeksonline ka siguruar një kopje të Projektligjit i cili ndalon të gjitha lojërat e fatit me përjashtim të Lotarisë së Kosovës.

Kësisoj, ky dokument sqaron se Kuvendi duhet ta shfuqizoj Ligjin për Lojërat e Fatit dhe aktet nënligjore që janë nxjerrë për zbatimin e tij.

Ligji për ndalimin e lojërave të fatit ka gjithsej 3 nene.

Neni 1/Qëllimi – Me këtë Ligj ndalohen të gjitha lojërat e fatit me përjashtim të Lotarisë së Kosovës.

Neni 2/Shfuqizimi – Me këtë Ligj shfuqizohet Ligji nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit dhe aktet nënligjore që janë nxjerrë për zbatimin e tij, me përjashtim të dispozitave që ndërlidhen me nenin një (1) të këtij Ligji.

Neni 3/ Hyrja në fuqi – Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së Kosovës. /Indeksonline/