16:55 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Ky është zyrtari i Burgut të Dubravës i arrestuar sot me dyshime për ryshfet

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në veprat penale dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Burime të Indeksonline mësojnë se bëhet fjalë për Mentor Avdylaj, i lindur në vitin 1985.

Avdylaj dyshohet se me pozitë pune zyrtar në Zyrën për Lirim me Kusht në Burgun e Dubravës, ka marrë ryshfet me qëllimin që për një person të burgosur të bëjë rekomandim për lirim me kusht.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh./Indeksonline/