17:08 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Lirohen nga burgu vëllezërit Geci nga Drenica

Rrustem dhe Hetem Geci nga Llausha e Skenderajt janë liruar nga burgu, tregojne burime të “Indeksonline”

Të njëjtit para pesë vitesh ishin dënuar me 13 vite nga Gjykata Themelore në Mitrovicë (trupi gjykues nga EULEX-i) për krim lufte.

Poashtu, Gjykata i shpalli të pandehurit të pafajshëm për vrasjen e Vehbi Berishës dhe lëndimin e Isa dhe Musa Vojvodës më 18 qershor 1999 në Skenderaj.

Vlen të theksohet se rasti është ndjekë penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës. /Indeksonline/