15:26 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

Ekskluzive: Ministrja e parë në Qeverinë e ardhshme të Kurtit

Qeveri Kurti II pritet të jetësohet së shpejti. KQZ sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të cilat i hapin rrugë krijimit të institucioneve.

Burime të Indeksonline mësojnë se Emilia Redzepi do të jetë ministre përsëri në Qeverinë Kurti.

Deputetja e komunitetit boshnjak ka fituar një mandat në Parlamentin e Kosovës me partinë NDS, por që sinqeriteti i saj në Qeverinë e kaluar Kurti pritet të shpërblehet me postin e ministres për të.

Redzepi ka qenë e vetmja nga partitë e pakicave që kishte votuar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe duke pranuar të jetë opozitë si pjesë e pakënaqësisë ndaj rrëzimit të Qeverisë Kurti I.

Indeksonline mëson se Redzepi me shumë gjasë do të jetë përsëri në krye të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, por që opsionet janë të hapura edhe në ministri të tjera.

Kryetarja e partisë boshnjake NDS aktualisht është drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Prizrenit, në koalicionin që ka me Lëvizjen Vetëvendosje./Indeksonline/