17:18 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Muriqi tregon se cili është ekipi i vetëm që ka bërë ofertë zyrtare për të

Forma e mirë e Vedat Muriqit ka bërë që spekulimet rreth së ardhmes së tij të jenë të shumta. Mediumet nga shumë vende të botës janë duke diskutuar për transferimin e tij të mundshëm në afatin kalimtar të verës. Megjithatë Muriqi e ka konfirmuar që tash për tash vetëm një skuadër ka bërë ofertë zyrtare në adresë të Rizesporit.

“Agjenti dhe klubi janë të interesuar për këto punë. Unë jam i koncentruar 100% në fushë. Për momentin ofertë zyrtare ka ardhur vetëm nga klubi Touluse në Francë dhe negociatat janë duke vazhdu në mes të zyrtarëve të klubeve” ka deklaruar Muriqi për Indeksonline.

Muriqi ka shënuar 16 gola dhe 7 asistime këtë edicion në Superligën e Turqisë. /Indeksonline/