21:32 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Në ndeshjen e Champions League, grekët po kërkojnë heqjen e flamurit shqiptar

Flamuri shqiptar ka qenë i pranishëm pothuajse në çdo ndeshje të nivelit të lartë të Ligës së Kampionëve.

E nuk mund të mungoj edhe në Alianz Arena në ndeshjen që Bayern Munchen po e zhvillon kundër AEK-ut të Athinës, shkruan Indeksonline.

Mirëpo flamuri më i bukur në botë iu ka penguar skuadrës kundërshtarëve.

Florim Gashi, përfaqësues i Dardanëve në Gjermani ka bërë të ditur se klubi grek ka kërkuar nga përfaqësuesit e UEFA-s që ta largojnë flamurin kuq e zi nga stadiumi.

Megjithatë, Gashi premton se do ta mbaj flamurin dhe nuk do të lejoj që ai të largohet nga Alianz Arena.

Bayern Munchen momentalisht po fiton me rezultat 1-0 me golin e Lewandowskit në minutën e 31-të. /IndeksOnline/