10:00 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Nehat Thaçi zgjidhet Drejtor i Burgjeve

Nehat Thaçi, është caktuar drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Burimet e Indeksonline të afërta me procesin kanë thënë se Thaçi ka marrë më së shumti pikë dhe se ai nga sot zyrtarisht është shpallur drejtor i burgjeve.

Duke qenë pozitë e nivelit të lartë drejtues, procedurat e rekrutimit janë zhvilluar nga ana e Ministrisë së Administratës Publike dhe janë monitoruar nga kompania e kontraktuar nga Ambasada Britanike.

Nehat Thaçi, deri tani ka qenë Drejtor Rajonal i Policisë për Mitrovicën Jugore. Thaçi së fundi në garë ka qenë me Rasim Selmanin, Drejtor i tanishëm i burgut të Sigurisë së Lartë si dhe Enver Rrustemin, ish-zyrtar i Inspektoratit Policor të Kosovës./Indeksonline/