Liridon Fetahaj flet për Indeksonline, tregon skuadrën e re të tij

Liridon Fetahaj ditën e djeshme ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me skuadrën e Malishevës, vetëm tre javë pas transferimit.
Arsyeja e ndërprerjes së kontratës sipas tij është per arsye personale e familjare.
“Pershendetje te gjitheve Dua te ju njoftoj qe per arsye personale e familjare kam vendosur te nderprej kontraten me Fc Malisheven, Faleminderit Presidentit Driton Morina qe me ka mirkuptuar.Klubit i uroj shum suksese metutje”, ka shkruar Fetahaj, shkruan IndeksOnline
Sulmuesi i cili shkëlqeu me Lirinë sezonin e fundit, karrierën do ta vazhdoj te skuadra e FC Suharekës.
Këtë e ka konfirmuar vet Fetahaj në një intervistë ekskluzive për IndeksOnline, i cili do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me klubin më të ri kosovar.
“Po kam arritur marrëveshje dy vjeçare me FC Suharekën”, tha shkurtimisht Fetahaj.
Liridon Fetahaj do të zyrtarizohet si lojtar i Suharekës ditën e martë./IndeksOnline/