17:46 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Presidenti i Flamurtarit konfirmon marrëveshjen me Bylbyl Sokolin

Bylbyl Sokoli do të zyrtarizohet sonte trajner i Flamurtarit. Presidenti i klubit kryeqytetas, Imer Ademi ka deklaruar se dy palët kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim.

“Me Bylbyl Sokolin jemi pajtuar dhe kemi arritur marrëveshje. Kontratën nuk e kemi nënshkruar ende por pritet ta zyrtarizojmë sonte” theksoi Ademi për Indeksonline.

Përpos Sokolit, Flamurtari ka negociuar edhe me dy trajnerë vendor dhe një të huaj.

Të mërkurën Indeksonline raportoi se marrëveshja me Sokolin fillimisht kishte dështuar, por duket se kushtet se reja të Flamurtarit e kanë bindur “profën” për të pranuar ofertën.

Në 5 javët e fundit të edicionit vjeshtor, “kuqezinjtë” u drejtuan nga Sunaj Keçi, i cili zëvendësoi trajnerin Artim Shaqiri që kishte dhënë dorëheqje për shkak të rezultateve negative.

/Indeksonline/