75 Mall Live Search
13:02 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Pritet shkarkimi i Ministrit të Brendshëm, Bejtush Gashi

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi pritet të shkarkohet nga detyra gjatë ditës së sotme.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se kanë mbetur edhe pak orë deri në shkarkimin e ministrit Gashi.

Sipas të njëjtave burimeve shkarkimi i ministrit Gashit lidhet ngushtë me rastet e shumta të plaçkitjeve të cilat ndodhën në vend përgjatë kohëve të fundit.

Duhet shtuar se plaçkitjet kanë qenë në numër të madh, sidomos në filiale të ndryshme të bankave, të armatosura, të rrezikshme dhe me shumë dëme materiale për bizneset.

Ndryshe në muajin mars të këtij viti, kryeministri Ramush Haradinaj pati shkarkuar nga detyra ministrin e atëhershëm të Brendshëm, Flamur Sefaj./Indeksonline/

 

Temat: