17:28 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Falë Labinot Tahirit, Ferizaj tani ka një ministër në historinë e tij!

Bejtush Gashi pritet që shumë shpejt edhe zyrtarisht të shkarkohet nga detyra e tij si ministër i MPB-së.

Ndërkohë, që pozitën e tij pritet ta udhëheq Ekrem Mustafa.

Ai që dukshëm i është gëzuar kaq shumë këtij lajmi, është deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri.

“Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos qē Ferizaj të BËHET me MINISTËR.
05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme.”, ka shkruar mes tjerash Tahiri.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

FERIZAJI YNË dhe i KOSOVËS URIME PËR MINISTRINË E JUAJ TË CILËN JU QYTETARË E KENI MERITUAR GJITHMONË DHE SOT E KENI✊?

AJO QË NUK U REALIZUA PËR 19 VITE U REALIZUA PËR MË PAK SE 11 MUAJ
URIME QYTETI YNË I DASHUR FERIZAJ!

Ferizaj, ti vlen shumë , më shumë se partitë politike dhe ne politikanët.

Më mirë vonë se kurrë!
Ferizaji, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër.

Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos qē Ferizaj të BËHET me MINISTËR.
05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme.

Serioziteti në marrëveshjet politike në interes të Ferizajt dhe qytetarëve të Republikës tonë, ja vlejnë gjithmonë, për çka e falënderoj zv. Kryeministrin Pacolli, për mirëkuptimin dhe mbështetjen në këtë rrugë dhe Qeverinë Haradinaj.

Urime të gjithëve