10:34 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti lidh koalicion me AAK-në në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili vije nga Vetëvendosje ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për Komunën e Prishtinës.

Sipas burimeve të Indeksonline, marrëveshja është nënshkruar mbrëmë vonë, ku edhe janë ndarë drejtoritë.

Kujtojmë se në zgjedhjet për balotazh, Lëvizja Vetëvendosje kishte koalicion me Aleancën Kosova e Re, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës./Indeksonline/