17:20 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ekskluzive: Skuadrat e Bundesligës pyesin për sulmuesin kosovar, Valmir Sulejmani

Sulmuesi kosovar, Valmir Sulejmani ka kaluar një sezon fantastik tek skuadra gjermane, Mannheim.

Nga muaji korrik, Sulejmani pritet të jetë lojtar i lirë pasi kontrata e tij përfundon.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Në një prononcim për Indeksonline, Valmir Sulejmani ka folur për ofertat që i ka.

Image may contain: one or more people, people playing sports, stadium and outdoor

 “Po ne fund te këtij muajit skadon kontrata qe kam me Mannheim, për momentin jam në bisedime intensive me menaxherin temë pasi qe jam duke pritur per të më ardhur një ofertë nga Mannheim për vazhdimin e kontratës, por kanë ardhur edhe disa oferta drejt meje që jam duke i shikuar së bashku me menaxherin pasi që eshtë me ofruar te luaj edhe më lart”, u shprehë ai.

Sulejmani tutje tregoi se disa skuadra e Bundesligës kanë pyetur rreth tij por nuk ka pasur diçka serioze.

“Hannover po kërkon rikthimin tim atje , por kanë edhe disa skuadra nga liga 2 siç janë Gurthe Fürth, Sandhausen qe po kërkojnë me ngulm. Nga Bundesliga ka pasur vetëm pyetje rreth meje por ende jo diçka serioze”, tha ai.

Në të kaluarën, Sulejmani ka qenë lojtar i Hannover./Indeksonline/

Image may contain: 3 people, people playing sports, stadium and outdoor