19:29 / E Martë, 26 Shtator 2023 / MSH

Trupat e dy serbëve të vrarë në veturën e Policisë së Kosovës

Katër serbë të vrarë është bilanci i deritanishëm nga aksioni i Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ky aksion erdhi pak orë pasi u vra në detyrë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Indeksonline ka siguruar trupat e dy serbëve të vrarë nga Policia e Kosovës të cilët po qëndronin afër manastirit të armatosur deri në “dhëmbë”.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy serbët janë ekzekutuar nga snajperistë profesionistë të Policisë së Kosovës.

Kanë qenë po të njëjtat trupa që më pas kanë arritur të tërheqin trupat e tyre nga vendi i ekzekutimit. Pasi ka lokalizuar vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës ka gjetur sasi të madhe të armatimit.

Ministri Sveçla ka thënë në një prononcim se vlera e armatimit kap vlerën e rreth 5 milionë eurove./Indeksonline/