16:41 / E Premte, 15 Qershor 2018

Eksperimenti “sy me sy” për herë të parë vjen në Prishtinë

Eksperimenti do të mbahet më 22 qershor në një ambient relaksues në oborrin e hostelit “White Tree” apo “Druri i bardhë”.

Eksperimenti i kontaktit të syve është praktika që të jesh i pranishëm, të përqendrohesh dhe të jesh atje për lidhjet dhe përvojat, ndërkohë që emocionet shfaqen, mendimet rrjedhin, dhe bota zvogëlohet në një individ të vetëm-vetveten dhe tjetrin para teje.

Organizatorët kanë shpërndarë detajet rreth ngjarjes në rrjetin social Facebook.

Në përshkrimin që i bëjnë thonë se ky ushtrim është mjaft i famshëm përmes përformancës së artistes së njohur Marina Abramovic, e cila mbi tre muaj rresht ka shikuar në sy të të panjohurve në Muzeun e arteve në New York.

“Inspiruar nga përformanca, grupi social ‘The Liberators’ nga Australia kanë aranzhuar një eksi0pieremnt sy me sy në mbarë botën dhe ftuan njerëz të huaj që të shohin njëri tjetrin në sy në tetorin e vitit 2015”, shkruan në përshkrimin e organizimit.

Që atëherë ka grupe të ndryshme që e organizojnë eksperimentin “sy me sy” në komunitete të ndryshme në botës.

Tani ky eksperiment vjen për herë të parë edhe në Prishtinë.