Eksperti i aviacionit zbulon detaje të reja për përplasjen e helikopterit në Leicester
Helikopteri i presidentit të ndjerë të Leicester Cityt ishte duke operuar normalisht disa momente para se të përplasej, ka thënë një ekspert.
Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër persona tjerë që ishin në bord ndërruan jetë pas kësaj tragjedie afër stadiumit, ”King Power”, të shtunën.
Eksperti i aviacionit, David Learmount tha nga pamjet e publikuara gjatë përplasjes nuk ka pa parë ndonjë problem teknik, transmeton IndeksOnline.
Në ditët e ardhshme, hetuesit e këtij aksidenti fatal priten të dalin me një verdikt final.
”Gjatë ngritjes shihet se nuk ka asgjë jo-normale. Piloti u ngritë vertikalisht derisa ishte mbi lartësinë e stadiumit dhe më pas filloi të kthehej në të djathtë – ku shumë shpejt e humbi kontrollin”.
”Sapo bëri një manovër, që dukej sikur e qëllimshme, ai humbi kontrollin”, tha eksperti në fjalë./IndeksOnline/