12:53 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Ekziston një restorant ku Edi Rama nuk mund të futet

Një restorant  i famshëm në Washington ka ndryshuar politikën e tij duke ndaluar hyrjen e njerëzve që veshin atlete, pas akuzave për racizëm.

Brian Gordon një Afrikano-Amerikan tha se shokët e tij u lejuan të hyjnë në këtë restorant, ndërsa ai jo, vetëm se kishte veshur atlete.

Ai u telefonoi shokëve brenda dhe kur ato panë brenda lokalit se kishte njerwz që vishnin atlete të bardha tenisi, e kuptoi se kjo ishte një vepër raciste.

Kaq mjaftoi që restoranti dhe njëkohësisht edhe klub nate të merrte mjaft reagime negative, menjëherë pasi fakti u publikua nga  “The Washington Post”.

Menjëherë pas kësaj pas zhurmës së madhe në rrjetet sociale menaxheri i lokalit hoqi këtë politikë të lokalit si dhe pushoi nga puna punëtorin që e kishte kthyer Gordon mbrapsht.

Siç duket edhe po të kishte shkuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të cilit i pëlqejnë shumë atletet, nuk do të lejohej të futej. Por tani pas ndodhisë, çdo kush ka të drejtë të futet, pavarësisht se është me atlete apo këpucë.