75 Mall Live Search
13:02 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / C E

​EL/ Barcelona-Napoli, formacionet e mundshme

Në stadiumin “Camp Nou” në Spanjë sonte zhvillohet ndeshja e parë e fazës së 1.16 të Ligës së Evropës ndërmjet Barcelonës dhe Napolit.

Kjo është padyshim sfida më interesante e kësaj faze në këtë kompeticion. Barcelona do të ketë disa mungesa për këtë ballafaqim si Alves, Araujo, Depay e Fati, ndërsa nga radhët e skuadrës italiane mungojnë Lobotka, Politano dhe Lozano, transmeton KosovaPress.

Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshje e cila starton nga ora 18:45.

Barcelona: (4-3-3): ter Stegen; Dest, Pique, Garcia, Alba; de Jong, Busquets, Pedri; Adama, Torres, Gavi

Napoli: (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Rui; Anguissa, Ruiz; Elmas, Zielinski, Insigne; Osimhen