“El Clasico” e basketbollit kosovar, sot Trepça – Prishtina, ndeshja e parë gjysmëmfinale e play-offit

Sot zhvillohet klasikja e basketbollit kosovar, Trepça – Prishtina, ndeshja e parë gjysmëfinale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë.
Mitrovicasit e përfunduan edicionin në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, ndërsa bardhekaltrit u renditën në vendin e katërt me 16 fitore e 12 humbje, kurse në çerekfinale eliminuan Vëllaznimin 2:1. ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke e kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion, kurse prishtinasit së fundi fituan në Ligën Ballkanike, duke kërkuar titullin të rikthehet në kryeqytet.
Në katër sfidat e Prince Caffe Superligës, në këtë edicion ka fituar Trepça, ashtu si edhe në finale të Kupës, Superkupës dhe gjysmëfinale të Ligës Unike.
Ndeshja zhvillohet në palestrën ”Minatori”, më fillim nga ora 19:00./IndeksOnline/