09:29 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

‘El Clasico’ e Kosovës, do të zhvillohet sot në mes Feronikelit dhe Prishtinës

Pritjes për këtë ndeshja i ka ardhur fundi, pasi që sot në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ skuadra e Feronikelit do ta pres skuadrën nga kryeqyteti.

Ndeshja do të fillojë nga ora 16:00.

Edhe pse është herët të flitet për kampionin që do të jetë këtë sezon në Super Ligë, nuk ka dyshim që këto dy skuadra janë pretendentët kryesor për titull, pasi që Feronikeli tani më është kampioni në fuqi ndërsa Prishtina nënkampion, shkruan Indeksonline.

Andaj çdo pikë që e fitojnë këto dy skuadra do të ketë vlerë në garën e tyre për tu bërë kampionë, e duke e pasur parasysh këtë gjë, dy klubet do të mundohen me gjithë kapacitetin që kanë të mos humbin pikë por të arrijnë fitore.

Mirëpo duke u bazuar në mënyren se si e kanë filluar këtë sezon këto dy skuadra mund të themi se nuk janë në formën që e kanë pasur vitin e kaluar, megjithatë kjo ndeshje pritet të jetë mjaftë e fortë dhe me emocion./Indeksonline/.