08:25 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

El Clasico, formacionet e mundshme

Sonte zhvillohet ndeshja më e zjarrtë në Europë. Skuadra e Barcelonës, e cila tashmë është kampione e La Liga-s, e pret në shtëpi rivalin e përbetuar, Real Madrid.

Takimi mes dy gjigantëve spanjoll zhvillohet në “Camp Nou” nga ora 20 e 45, shkruan IndeksOnline.

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Piqué, Umtiti, Alba; Coutinho, Rakitic, Busquets, Iniesta; Messi, Suárez

Real Madrid: Navas; Nacho, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Isco; Ronaldo, Benzema

Ndeshja e fundit mes dy skuadrave përfundoi me rezultat të thellë 0 me 3 në të mirë të Barcelonës./IndeksOnline/