14:35 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

”El Clasico” i fanellave i takon Real Madridit

Është java e ”El Clasico-s” mes Barcelonës dhe Real Madridit në ”Camp Nou”, një derbi i cili merr vëmendjen e gjithë Spanjës dhe më gjerë.

Këtë fundjavë, dy skuadrat përballën për herë të parë këtë sezon, teksa diferenca mes tyre në renditjen tabelare është vetëm 4 pikë.

Tani, idealo.es, ueb-sajt i çmimeve në Spanjë, ka bërë një studim në lidhje me kërkesat e tifozëve të dyja skuadrave për fanella, transmeton IndeksOnline.

Rezultatet e shpallin Real Madridin në këtë aspekt, klub ndaj të cilit ka më shumë kërkesa në krahasim me rivalin e përbetuar.

Pas triumfit të 13-të në Champions League, kërkesat për fanella ishin rritur në 195%.

Megjithatë, largimi i Ronaldos drejt Juventusit ishte shkaktar që kërkesat e tifozëve madrilen të ulen në 88.3%./IndeksOnline/