Elfsborgi i Arbër e Besfort Zenelit shënon fitore ndaj Romës

Elfsborgi ka shënuar fitore historike në Europa League.
Skuadra suedeze kua luajnë vëllezërit kosovar, Arbër e Besfort Zeneli, e mposhtën Romën, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Michael Baidoo në minutën e 44-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.
Pas dy ndeshjeve, Elfsborg ka tre pikë, ndërsa Roma mbetet me vetëm një pikë./IndeksOnline/