12:45 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Elhaida Dani sjell pamje magjike nga koncerti në sheshin e Tiranës

Këngëtarja e cila vlerësohet lart për vlerat artistike dhe zërin unik, Elhaida Dani ka mbajtur një koncert në sheshin Skënderbe të Tiranës.

Mbrëmë në sheshin kryesor të kryeqyteti shqiptar, është mbajtur koncerti i radhës në kuadër të festave të nëntorit, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja Elhaida Dani këtë herë u kujdes për atmosferën atje, ajo ka publikuar disa imazh nga koncerti duke e cilësuar si natë magjike.

“Nata e mbrëmshme ishte një magji. Falemiderit për emocionet qe me dhuruat..sa i dua këto video ku këndoni bashkë me mua!”, ka shkruar Elhaida në mbishkrim./Indeksonline/

Temat: