21:50 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

‘Plas’ e Flori Mumajesit vjen në versionin cover nga Elhaida Dani

Flori Mumajesi ditë më parë morri pjesë në edicionin e 20-të festivalit ‘Kënga Magjike’.

Balada ‘Plas’ e kantautorit shqiptar arriti ta fitojë çmimin kryesor në festival, ndërsa tashmë është shëndërruar në hit dhe po pëlqehet nga adhuruesit e këngëtari, shkruan Indeksonline.

Por, tani kjo këngë ka ardhur e realizuar edhe nga këngëtarja Elhaida Dani e cila ka sjellur versionin cover të baladës.

’E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë. Atë këngë që nuk e dija që mungonte në jetën time. Atë këngë që do kisha dashur shumë ta kisha shkruar vetë ! Ky cover ështënjë dhurate për Flori Mumajesi dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite! Faleminderit Flori , uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde’’, kashkruar këngëtarja përkrah videos së publikuar.

Elhaida së bashku me cover ka sjellur edhe videoklipin në të cilin përveç të kënduarit unik ajo dukej mahnitëse./Indeksonline/

Temat: