16:22 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Eliminoi Unitedin, ftohet nga Kombëtarja e Francës (Foto)

Kombëtarja e Francës ka publikuar listën për dy miqësoret e muajit mars.

Trajneri Didier Deschamps, ka bërë publike listën e futbollistëve për takimet e marsit, transmeton IndeksOnline.

Në këtë listë figuron emri i sulmuesit të Sevillas, Ben Yedder, i cili eliminoi Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve, duke shënuar dy gola në “Old Trafford”.

“Gjelat” më 23 mars luajnë kundër Kolumbisë, kurse më 27 mars kundër Rusisë./IndeksOnline/