75 Mall Live Search
09:17 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Eliminuan Napolin, ja si u prit Berisha me shokë në Bergamo (Foto)

Skuadra e Atalantas befasoi Napolin, duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 1-2.

Atalanta me këtë fitore siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, shkruan IndeksOnline.

Klubi i Etrit Berishës u rikthye në shtëpi në orët e vona, por për tifozët ky nuk ishte problem, pasi një numër i madh kishte dalë për t’i përshëndetur heronjtë e tyre.

Atalanta duhet pres ndeshjen Juventus – Torino për ta mësuar kundërshtarin e gjysmëfinales./IndeksOnline/