20:23 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Eliza Hoxha në hall me studentet, nuk e heqin bërllogun madje dhe e kërcënojnë

Këngëtarja Eliza Hoxha, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor, por ajo vazhdon të jetë një nga më të pëlqyerat e publikut fal hiteve të dikurshme.

Eliza, me profesion edhe arkitekte ka një hall me fqinjët studente, të cilat duket se janë të papërgjegjshme dhe shpesh lënë mbeturinat në hapësirat e banesës, konkretisht te dera e hyrjes në banesën e tyre, transmeton Indeksonline.

E për këtë, profesoresha universitare ka reaguar në rrjetin social Instagram, bile edhe u kishte tërhekur vrejtjen drejtpërdrejt.

Ajo ka shprehur keqardhje për studentet ‘bërllogxhike të bukura’, ndërsa ka kritikuar ‘kulturën apo jokulturën’ në këtë rast, duke përfunduar: Mjere ne cfare rinie e cfare kulture apo ma mire me thane cfare jokulture urbane ?? Kosova Republike – yeah rigat.

“Pershendetje nga banesa nr.17 me berlloge e arome “te kandshme”. Ketu jetojne nja 3/4 vajza te reja – studente te bukura njera nga te cilat para do kohe kur i trokita ne dere per pune te berllogut qe mos me e lane ne hyrje – me tha kam me lajmeru policine per shqetesim – me demek nga une…

Ato vazhdojne me lane berllogun te dera e tyre ne hyrje e une po vazhdoje mu permbajt mos me ju trokite ma ne dere ketyre berllogxhikeve te bukura. Keshtu qe po e ndaje me juve kete pamje qe nuk eshte rast unik vetem i hyrjes ku jetoj une-fatkeqsisht

Mjere ne cfare rinie e cfare kulture apo ma mire me thane cfare jokulture urbane ?? Kosova Republike – yeah rigat”/ Indeksonline/.