23:08 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / Blerim

Elon Musk humbet titullin e më të pasurit në botë, Tesla pëson rënie

Krijuesi i “Tesla”-s, Elon Musk ka humbur titullin e tij si personi më i pasur në botë.

Pas një rrëshqitje të fundit në aksionet e prodhuesit të makinave elektrike, ka pësuar rënie, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Aksionet e Tesla kanë rënë më shumë se 20% që nga arritja e një lartësie prej më shumë se 880 dollarë në fillim të muajit janarit.

Tesla ka pësuar rwnie veçanërisht këtë javë, të lidhur me investimin e rrezikshëm 1.5 miliardë dollarë të bërë së fundi nga firma në Bitcoin.

Rënia e ktheu shefin e Amazon Jeff Bezos në vendin e parë në listën e të pasurve.

Rreziku i shoqërimit me Bitcoin famëkeq të paqëndrueshëm, i cili ka rënë ndjeshëm ditët e fundit mund të ketë nxitur disa investitorë të Tesla të shesin aksionet e tyre edhe nëse firma nuk është dëmtuar nga rëniet, tha analisti i Wedbush Securities Dan Ives./BBC/Indeksonline