23:53 / E Premte, 21 Prill 2023 / MSH

Elon Musk i rreptë, këta janë VIP-at që u ka hequr verifikimet në Twitter

Për të pasur një llogari të verifikuar në Twitter duhet të paguash 8 dollarë në muaj!

Kjo është politika më e re që po zbatohet nga rrjeti social.

Pikërisht për këtë vendim, llogaria e Kim Kardashian ditën e sotme ishte pa shenjën ngjyrë blu të identifikimit , një shenjë e cila synon të tregojë llogaritë reale të personazheve të famshëm në rrjetet sociale.

Nuk dihet nëse Kim nuk ka paguar 8 dollarë apo thjesht nuk e ka vënë re por ajo nuk është e vetmja që humbi statusin e verifikimit në rrjetin social Twitter.

Beyonce, Bill Gates dhe ish-presidenti Donald Trump janë ndër personazhet e tjerë të cilët kanë tani më llogaritë e tyre të pa identifikueshme nga shenja blu që tregon një profil të verifikuar.

Kjo lëvizje e Twitter, për të detyruar personat që kanë një profil në këtë rrjet social të paguajnë 8 dollarë në muaj në mënyrë që llogaria e tyre të jetë e verikuar, pritet që të krijojë edhe paqartësi mbi profilet e vërteta.