08:45 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / AR

Elon Musk ka një koment për performancën ‘satanike’ të Sam Smith!

Performanca me tematikë djalli e Sam Smith dhe Kim Petras në Grammy Awards – me këngën “Unholy” është kritikuar jo pak në rrjet dhe mesa duket edhe Elon Musk ka një mendim të ngjashëm.

“End of days vibes”, shkruan Musk në Twitter, që pak a shumë do të thotë se performanca i jep atij idenë e “fundit të botës”.

Elon Musk ka një koment për performancën ‘satanike’

Në fund të fundit kënga quhet “Unholy” (e pashenjtë) – pra, çfarë prisnin të shihnin Elon Musk dhe njerëzit e tjerë?

Shumë kritikë e kanë komentuar performancën dhe këngën sikur “adhuron djallin”, ndërsa senatori i Texas-it, Ted Cruz ka shkruar:

“Kjo është thjesht… e keqe.”

Në podkastin e saj “SiriusXM”, Megyn Kelly gjithashtu kritikoi Smith sepse sipas saj performanca ishte “satanike”.

Elon Musk ka një koment për performancën ‘satanike’

Dyshja bënë histori atë natë, duke u bërë njerëzit e parë jobinarë dhe transgjinorë që morën çmimin Grammy për performancën më të mirë Pop Duo.

E urreni apo jo, kënga ka qenë një sukses dhe ka qëndruar në top-lista anembanë globit – duke i bërë Sam dhe Kim, edhe artistët e parë jobinarë dhe transgjinorë që kryesojnë Billboard Hot 100.