20:22 / E Martë, 10 Maj 2022 / OSH

Elon Musk mund të riktheje ish-presidentin Trump në Twitter

Elon Musk është shprehur të martën se mund të rikthejë llogarinë e pezulluar të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Twitter. Kjo mund të bëhet nëse marrëveshja e tij për të blerë kompaninë mbyllet me sukses.

Deklarata e bërë nga Musk një konferencë shënon kështu qëndrimin e tij të parë publik të asaj që pritej të ndodhte që kur miliarderi tregoi ambiciet për të blerë gjigantin e mediave sociale për 44 miliardë dollarë.

Musk e cilësoi vendimin e Twitter-it për të pezulluar Trump-in nga platforma në janar 2020 të gabuar.

“Unë mendoj se nuk ishte korrekte të ndalohej Donald Trump, mendoj se ishte gabim,” tha Musk.

“Unë do ta anuloja pezullimin e përhershëm. Do të them që nuk e kam ende Tëitterin, kështu që kjo nuk është një gjë që do të ndodhë patjetër, sepse po sikur të mos e marr dot në zotërim Tëitter-in? Por mendimi im dhe Jack Dorsey, dua të jem i qartë që e ndan këtë mendim, se nuk duhet të kemi ndalime të përhershme”.

Kujtojmë se ish-presidenti Trump ka thënë se nuk do të kthehej në Tëitter edhe nëse llogaria e tij do të rikthehej, në vend të kësaj ai po promovon sipërmarrjen e tij në botën e mediave sociale, “Truth Social”.