Elon Musk shkarkohet nga pozita e kryesuesit të bordit të Teslas
Tesla ka emëruar Robyn Denholm si kryesuesin e ri të bordit drejtues të kompanisë.
Musk u lirua nga detyra pas një mosmarrëveshje me bordin ku ai kishte pohuar se kishte siguruar fonde për të marrë privatësinë e Teslas.
Megjithatë, Musk do të mbetet ende CEO i Teslas.
“Robyn ka përvojë të gjerë në industrinë e teknologjisë dhe automobilave dhe ka dhënë kontribute të rëndësishme si anëtar i Bordit të Tesla gjatë katër viteve të fundit për të na ndihmuar të bëhemi një kompani fitimprurëse. Pres të punoj ngusht me të dhe të vazhdojmë të përshpejtojmë ardhjen e energjisë së qëndrueshme” ka thënë Musk pas emërimit të Denholm.
Denholm ka qenë anëtar i bordit të Tesla që nga viti 2014 dhe është gjithashtu Zyrtari i Përgjithshëm i Telstra, një ofrues i madh i telekomunikacioneve australiane./Indeksonline/