19:29 / E Martë, 01 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

​Elon Musk shkarkoi nëntë drejtorët e Twitter

Elon Musk ka shpërbërë bordin e drejtorëve të Twitter, duke konsoliduar kontrollin e tij mbi kompaninë që ai bleu së fundmi.

Lëvizja u zbulua në dosjet me Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA.

“Më 27 tetor, pas përfundimit të marrëveshjes së blerjes, Musk u bë drejtori i vetëm i Twitter”, thuhej në dosje.

Nëntë drejtorët e rrëzuar përfshijnë ish-kryetarin e bordit Brett Taylor dhe ish-kryeshefi ekzekutiv Parag Agraval.

Shumë spekulojnë se ai do të krijojë një panel për të rishikuar vendimet e moderimit të përmbajtjes, do të pushojë nga puna një numër të konsiderueshëm punonjësish dhe do të lejojë përdoruesit e ndaluar më parë të kthehen në platformë.

Sipas raporteve të shumta në SHBA, Twitter gjithashtu planifikon të rrisë çmimin e “Twitter Blue” nga 5 dollarë në 20 dollarë në muaj, me përdoruesit e verifikuar që kanë 90 ditë për t’u regjistruar ose humbasin shenjën e tyre blu.

Twitter nuk komentoi mbi planet, por Musk iu përgjigj pyetjeve të përdoruesve në platformë në lidhje me verifikimin duke thënë se “i gjithë procesi i verifikimit aktualisht është duke u rindërtuar”.