10:49 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / A. M.

Elon Musk tregon se ishte shaka blerja e klubit të Manchester United

Pas një postimi që bëri në rrjetin e tij social ‘Twitter’, ku tha se do të blinte ekipin e Manchester United. Elon Musk, një nga personat më të pasur në botë ka sqaruar se ishte thjeshtë një shaka në Twitter.

“Jo, kjo është një shaka në Twitter. Unë nuk jam duke blerë asnjë ekip sportiv”, postoi Musk kur u pyet nga një përdorues nëse ai ishte serioz për blerjen e klubit.

“Megjithëse, nëse do të ishte ndonjë ekip, do të ishte Man United,” shtoi ai duke theksuar se “Djajtë e Kuq” ishin ekipi i i preferuar i tij kur ishte fëmijë”.

Shakaja se ai do ta blinte klubin kishte ardh si pasojë e kërkesës së tifozëve, sepse ata i kishin kërkuar Musk ta blej klubin pasi që ndodhet në pozitë të vështirë tani./IndeksOnline/