19:09 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

‘Zbulohet’ fytyra e të dashurit enigmatik të Elvana Gjatës (Foto)

Elvana Gjata prej kohësh përflitet se është në një lidhje dashurie.

Këngëtarja shqiptare thuhet se është bashkë me djalin e një biznesmeni të fuqishëm në Tiranë.


Mirëpo e njëjta nuk ka pranuar deri tani asgjë në lidhje me këtë. Mesa duket më në fund ajo ka vendosur të dalë hapur. Ajo ka postuar një status të veçantë në rrjetet sociale, ku ngjan me një urim ditëlindje, shkruan Indeksonline.

Por, Elvana pa dashje ka zbuluar madje edhe fytyrën e tij, të cilën mund ta vëreni edhe ju, ku shihet imazhi e një djali me kapele në DS2, veshur ka një bluzë nga La Martina dhe një ore dorë nga maraka Richard Mille, teksa është duke pirë një gotë verë./Indeksonline/