16:22 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / AR

Elvana takohet me Ramushin dhe Anitën, iu bën një dhuratë simbolike

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, javë më parë ka hedhur në treg albumin më të ri të titulluar ‘Çelu’.

Ajo gjendet në vizitë në Prishtinë meqë rast ka shkuar t’i takojë Ramush Haradinajn dhe bashkëshorten e tij, Anitën, shkruan Indeksonline.

Ishte Anita ajo e cila përmes një publikimi në Instagram tregoi se Elvana në këtë vizitë u ka bërë dhuratë albumin e saj më të ri.

‘@elvanagjataaaa na nderoi duke na e dhuruar nje album me plot dashuri qe vetem ajo di te krijoi!! Faleminderit per cdo emocion, cdo dashuri dhe plot sentiment ne secilin varg te seciles kenge 🙏 @ramushharadinajks’, shkroi ajo në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/